Ozil ushqen mbi 100 mijë njerëz të pastrehë dhe paguan operimin e 1 mijë fëmijëve

Ka një rreth një vit që Mesut Ozil nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Arsenalin, për shkak të problemeve me trajnerin Mikel Arteta.

Mesfushori gjerman me prejardhje turke, e ka shfrytëzuar këtë periudhë për t’ia treguar botës anën e tij humane.

Përmes projektit ‘BigShoe’ Ozil ka ndihmuar 1 mijë fëmijë në nevojë që të operohen, ndërsa ka ofruar ushqim për mbi 100 mijë njerëz të pastrehë.
32 vjeçari ka premtuar që do të vazhdojë ndihmat në forma të ndryshme edhe gjatë vitit 2021.