Özil mbërrin në Stamboll: Gjithmonë kam dashur Fenerbahçen

Në kuadër të rinisjes së negociatave për transferimin në klubin e Stambollit, Fenerbahçe, Mesut Ozil mbërriti në Stamboll në orët e para të mëngjesit me aeroplan privat nga Londra, raporton Anadolu Agency (AA).

Özil u prit në Aeroportin Ataturk të Stambollit nga delegacioni i klubit nga Stambolli, i përbërë nga anëtarët e bordit të Fenerbahçes, Mustafa Kemal Danabaş dhe Selahattin Baki, si dhe drejtori sportiv dhe futbollisti turk Emre Belozoğlu.

Sipas protokollit kundër COVID-19, Özil në Londër, ku më parë luante për Arsenalin, qëndroi në karantinë katërditore gjatë kryerjes së dy testeve, ndërsa edhe në Stamboll gjithashtu do të futet në karantine, në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë.

Futbollisiti i famshëm pas mbërritjes në aeroport tha se transferimi eventual në Fenerbahçe për të është realizim i ëndrrës.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar, gjithmonë kam bërë tifo për Fenerbahçen. Ky nuk është realizim i ëndrrës vetëm për Fenerbahçen, ky është realizim i ëndrrës edhe për mua. Pres të veshi fanellën dhe shpresoj se me kolegët e klubit të jemi të suksesshëm. Nuk kam asgjë të shtoj pos emocioneve të forta”, deklaroi Özil pas mbërritjes në Stamboll.

Özil u shprehu mirënjohje edhe tifozëve të Fenerbahçes, të cilët i dhanë një mbështetje të madhe dhe shprehën dëshirë që ta shohin me fanelën e “verdh-e-kaltërve” të Stambollit.

Emre Belozoğlu shprehu shpresën se procedurat rreth transferimit të Özil-it në Fenerbahçe do të jen të suksesshme plotësisht.

“Shpresoj për vitet ku së bashku do të fitojmë trofe. Mesut është një nga yjet më të mëdha të futbollit në vendin tonë por edhe në botë. Para nesh janë disa procedura dy-tre-ditore, pastaj do të dalim me deklaratë të përbashkët”, deklaroi drejtori sportiv i skuadrës turke.

Özil, i cili është lojtari më i paguar në historinë e Arsenalit, ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Primer Ligës nën drejtimin e Milkel Areta-s, deri në mars të vitit të kaluar kur u ndërpre sezoni për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe që atëhere nuk është parë në fushën e blertë.

Özil gjatë karrierës së tij ka luajtur për Schalke 04, Werder, Real Madrid dhe Arsenal, klub të cilit iu bashkua në vitin 2013. Për klubin e “topçinjëve” luajti 254 ndeshje me 44 gola. Në fanllën e përfaqësueses së Gjermanisë, nga e cila u nda në vitin 2018, lujati 92 ndeshje me 23 gola.