Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka marrë vendim që të organizojë një protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar arrestimet e Gjykatës Speciale dhe ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Klinaku pas mbledhjes deklaroi se për ditën se kur do të mbahet kjo protestë do të vendoset nesër në Këshillin Drejtues.
“Nuk po thërrasim protesta të dhunshme, por paqësore. Veteranët po kërkojnë protesta kundër padrejtësive që po i ndodhin Kosovës. I kemi parasysh edhe këshillat e IKSHPK-së, protesta do të jetë në bazë të tyre. Ne thërrasim protestë gjithëpopullore”, shtoi ai.
Ai theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe se është e drejtë e tyre të thërrasin në protestë.