Osteoporoza është një sëmundje kockore për shkak të mungesës së kalciumit. Si rezultat kockat humbin forcën dhe dendësinë. Njerëzit zakonisht nuk janë në dijeni se posedojnë këtë simptomë, derisa të shkaktohet ndonjë thyerje spontane e kockave.
Lëvizjet e përsëritura-kordinuara dhe të rregullta të trupit gjatë lutjeve (namazit) përmirësojnë tonin dhe fuqinë e muskujve, forcën e tendinëve, fleksibilitetin dhe vitalitetin kardio-vaskular. Lëvizjet dinamike 30 ditore të trupit gjatë këtij muaji, kontribuojnë në parandalimin e osteoporozës në kockat osteoporotike, sidomos te personat e moshuar, ku është e zakonshme kjo dukuri.
Tromboza venoze:
Tendosja e gjymtyrëve, gjatë forcës fizike në lëvizjet e trupit gjatë lutjeve, shton përmbajtjen e mineraleve në kocka, me këtë rast edhe kalciumit. Ngarkesat e ndryshme të gjymtyrëve gjatë lutjeve, lëvizjet e larmishme, shkaktojnë efekt rehabilitues dhe një rrjedhë mbrojtëse të fluideve sinoviale në inde kockore (qeliza kockore). Përforcimi i muskujve të gjymtyrëve nëpërmjet lëvizjeve aktive, pengon trombozën (mbylljen e pjesërishme) e venave të këmbëve, sidomos në të moshuarit.
Kolagjeni, shkëlqim për lëkurë:
Ushtrimet fizike parandalojnë sëmundjet koronare të zemrës, përmirësojnë tolerancën ndaj karbohidrateve dhe diabetin e tipit-II. Sekretimi i hormonit të rritjes shtohet po ashtu gjatë agjërimit, i cili aktivizohet më tej duke ushtruar-lëvizje fizike, lutje të gjata gjatë natës.
Meqë ky hormon është i domosdoshëm për formimin e kolagjenit (ndërtues të strukturës proteinike jashtë qelizore) mund të jetë faktor përcaktues në shkëlqimin e lëkurës për praktikuesit e agjërimit, si dhe ata që kryejnë lutjet rregullisht!.
Përgatiti: Rrahman FERIZI