Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka Marcio Rubion pasi ai u konfirmua sekretar i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani ka thënë se Kosova mezi pret të punojë me sekretarin e ri amerikan.
“Kosova mezi pret të punojë me ju në forcimin e aleancës sonë të qëndrueshme, promovimin e vlerave tona të përbashkëta dhe adresimin e sfidave të kohës sonë së bashku. Në emër të popullit të Kosovës, ju uroj sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar ajo në “X” të martën.
Të hënën Trump dha betimin e tij si president i ShBA-së.