Ballina Lajmet Kosovë Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi

Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.

Siç njofton presidenca në kuadër të vizitës së saj, ajo do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me Presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.

Në agjendën e saj do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.

E para e shtetit gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëjë inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.

Exit mobile version