Osmani: Turqia partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.

Këtë deklaratë Osmani e ka bërë të hënën gjatë një takimi me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka njoftuar Presidenca.

Sipas njoftimit Osmani dhe Angili kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.

Po ashtu thuhet se Osmani ka shtruar nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë. Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës. Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë”, thuhet në njoftim.