Osmani takon presidentin e Sirisë: Po hapim kapituj të ri bashkëpunimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar për herë të parë, presidentin e Sirisë së lirë, Ahmed al Sharaa.

Osmani tha se ky takim ishte i pari për ta hapur kapituj të ri të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Derisa, presidentja tha se Kosova dhe Siria ndajnë plagët e njëjta, dhimbjen e luftës, shpërnguljen e sfidat e rindërtimit.

Madje ajo shtoi se Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.