Osmani takon mërgatën në ShBA: Mbrëmje madhështore, ashtu siç është lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me mërgatën.

Osmani e ka cilësuar këtë si një mbrëmje madhështore, “ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”.

“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës! 🇽🇰🇺🇸 Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe pamje nga takimi.