Osmani takon Hovenierin, flet për javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar dje me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Presidenca e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në këtë takim u bisedua për zhvillimet e fundit në vend si dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-ve në fusha të ndryshme.

“Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.