Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq janë takuar sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Në komunikatën e lëshuar nga Presidenca thueht se presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.
Kujtojmë se tri shtetet Kosova, Mali i ZI dhe Bosnja e Hercegovina, deri më tani kanë refuzuar projektin “Ballkani i Hapur”, i përkrahur nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.