Osmani takoi ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar në Kanada, e cila ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Sipas njoftimit të Presidencës, e para e vendit ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.

Në këtë takim ato kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë e rajon, mbështetjen kanadeze për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Ndër të tjera, Osmani dhe Joly kanë diskutuar edhe për thellimin e partneritetit tanë strategjik në një sërë fushash të interesit të përbashkët.