Ballina Lajmet Kosovë Osmani takohet në Uashington me senatorin republikan Thom Tillis

Osmani takohet në Uashington me senatorin republikan Thom Tillis

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të enjten në Uashington është takuar me senatorin republikan Thom Tillis.

Osmani ka thënë se me të kanë diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

“Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani më pas do të vazhdojë për Rhode Island ku siç ka njoftuar do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të vjetor të ‘United States Naval War College’.

Exit mobile version