Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Në takim u diskutua për raportet Kosovë-Turqi, intensifikimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe raportet tregtare në mes të dy vendeve.
Në këtë drejtim, Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për thellim të raporteve të shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimit me Turqinë.