Ballina Lajmet Kosovë Osmani takohet me Admiralin e NATO-s: I rëndësishëm anëtarësimi në Aleancën historike

Osmani takohet me Admiralin e NATO-s: I rëndësishëm anëtarësimi në Aleancën historike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Në këtë takim Osmani ka theksuar se prezenca e NATO-s në Kosovë, përmes KFOR-it mbetet gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë.

“Ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike. Në takim me Admiralin Bauer, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Exit mobile version