Osmani takim virtual me ambasadorin Kosnett, temë diskutimi pandemia dhe situata politike

Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot u.d. Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, ka biseduar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë.

Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik.