Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të bëjë adresimin e saj vjetor në kuvend.
Seanca është njoftuar të fillojë në ora 09:30.
Dje, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, konfirmoi se deputetët e kësaj partie do të jenë të pranishëm në seancë.
“Ne, si grup parlamentar, do të marrim pjesë në seancën ku presidentja e Republikës, do t’i drejtohet Kuvendit”, ka thënë Gashi për IndeksOnline.
Best 2022 Finance Softwares for Small Business Might Surprise You
Megjithatë, nuk është konfirmuar ende nëse grupet tjera parlamentare të opozitës do të bëjnë të njëjtën gjë.
Në tri adresimet paraprake të Osmanit, shumica e deputetëve opozitarë kishin bojkotuar seancën.
Adresimi vjetor i presidentes do të pasohet me një seancë plenare.