Ballina Lajmet Kosovë Osmani: Qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë

Osmani: Qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë,pas përmbytjeve që ka përfshirë disa qytete.

Osmani përmes një postimi në platformën “X”, u ka shprehur ngushëllime të gjithë të atyre që humbën të afërmit e tyre nga përmbytjet e së martës në rajonin lindor të Spanjës.

“Lajm tronditës nga Valencia, Andaluzia dhe Murcia. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga këto përmbytje shkatërruese. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur të dashurit dhe qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë, duke i uruar forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për rindërtim”, ka shkruar Osmani.

Të paktën 62 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet.

Exit mobile version