Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Osmani, së bashku me ambasadorin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.
Tutje, në takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes, mbrojtjes dhe ekonomisë.
Ndryshe, Osmani vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejmë të raporteve të ndërsjella dhe koordinimit të vazhdueshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta.