Osmani priti në takim ambasadorin britanik, diskutuan për zhvillimet në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Osmani, së bashku me ambasadorin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Tutje, në takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes, mbrojtjes dhe ekonomisë.

Ndryshe, Osmani vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejmë të raporteve të ndërsjella dhe koordinimit të vazhdueshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta.