Ballina Lajmet Kosovë Osmani pritet nga O’Brien në SHBA: Flasin për zhvillimet e fundit në...

Osmani pritet nga O’Brien në SHBA: Flasin për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi

E para e vendit Vjosa Osmani në Facebook ka njoftuar se në Washington ka takuar ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Ajo tha se me diplomatin amerikan kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani tha po ashtu se kanë diskutuar edhe për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Njoftimi nga Osmani:

Takimet në Ëashington D.C. i filluam me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien.

Diskutim përmbajtësor mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë.

Bashkë, diskutuam edhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve për suksesin e këtij procesi./

Exit mobile version