Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Osmani tha se Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën.

Tutje, ajo tha se është vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi.

Ndërkaq, presidentja ka thënë se temë diskutimi ka qenë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe fuqizimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare.