Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi.
Në një postim në Twitter, ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.
Postimi i plotë i Osmanit:
Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.
Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit.
Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së. /