Osmani nga Franca: Kosova mban vulën e mërgatës sonë të çmuar

Pas qëndrimit disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas në Gjermani, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka udhëtuar për në Francë.

Me këtë rast, ajo ka takuar mërgatën e Kosovës që jetojnë e veprojnë në Francë.

Osmani ka shprehur mirënjohje për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Kosovës.

“Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.