Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet nesër me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sipas komunikatës së Presidencës, takimi do të fillon në orën 09:45, ku pas takimit do të ketë konferencë për media.
“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për media”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Ndryshe, presidentja e Komisionit Evropian pritet të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti. /teve1