Ballina Lajmet Kosovë Osmani në takim me Walkerin: E vërteta e Reçakut është e pamohueshme

Osmani në takim me Walkerin: E vërteta e Reçakut është e pamohueshme

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se e vërteta e Reçakut është e pamohueshme, në një takim që pati me ambasadorin që i bëri jehonë masakrës në botë, William Walker.

Osmani e Walkeri u takuan një ditë para përvjetorit të masakrës së Reçakut.

“Në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin William G. Walker, të cilin e falënderoi për kontributin e tij për të vërtetën për Reçakun. Masakra e vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë është kujtesë e përhershme për 45 burrat, gratë dhe të moshuarit, të cilët u masakruan brutalisht më 15 janar 1999 E vërteta e Reçakut është e pamohueshme”, ka njoftuar Presidenca.

Exit mobile version