Ballina Lajmet Kosovë Osmani në seancën e Samitit të Frankofonisë: Mishërojmë vlerat themelore të kësaj...

Osmani në seancën e Samitit të Frankofonisë: Mishërojmë vlerat themelore të kësaj organizate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, ku ndër tjera ka theksuar se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se bashkëpunimi i Kosovës me partnerët tanë në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Në seancën plenare të Samitit të Krerëve të Shteteve të Frankofonisë, theksova se Kosova mishëron vlerat që janë në themel të kësaj organizate: bashkëpunimin për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut

Në përpjekjet tona jo vetëm për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, por edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunimi me partnerët tanë në Frankofoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, shkroi Osmani

Exit mobile version