Osmani në Budapest takohet me Shefin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Osmani ka publikuar një foto nga takimi, derisa ka bërë me dije se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në Kosovë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tone”, ka shkruar Osmani.