I pari i Diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani përmes tuiterit ka përkrahur vendimin e Presidentit amerikan Joe Biden, i cili nënshkroi urdhër ekzekutiv me të cilin zgjerohet gama e masave të jashtëzakonshme lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin edhe ngrirje të pasurisë dhe ndalesë për hyrje në SHBA për personat të cilët punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimit të tyre dhe e minojnë paqen dhe bashkëpunimin rajonal.
“Mirëpres fuqishëm urdhrin ekzekutiv të Biden-it në sanksionet shtesë për individë që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe ata të cilët bëjnë obstruksione ose kërcënojnë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit”, ka shkruar në tuiter, kryediplomati i RMV-së, Bujar Osmani.