Osmani merr pjesë në përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Çair

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon me agjendën e vizitave në Maqedoni të Veriut.

Në kuadër të kësaj vizitë, Osmani sot ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës me emrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, në komunën e Çairit të Maqedonisë së Veriut, shkruan teve1.info.

Presidentja Osmani sot pritet që ta vizitojë edhe Tetovën.

Presidentja, vizitën në shtetin fqinjë e filloi të mërkurën, të cilën e përshkroi si një ditë “e jashtëzakonshme”.

Ajo takoi krerët më të lartë shtetërorë dhe mbajti fjalim para deputetëve të kuvendit maqedonas.