Ballina Lajmet Kosovë Osmani: Me Ramën diskutuam për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare

Osmani: Me Ramën diskutuam për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten pasdite kanë diskutuar për “proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit”.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Exit mobile version