Ballina Lajmet Kosovë Osmani me bashkëshortin morën pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë

Osmani me bashkëshortin morën pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë mori pjesë në Ballon e Marinsave amerikanë.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka ndarë disa fotografi.

“Mbrëmë në Ballon e Marinsave amerikanë, një traditë tashmë e vendosur në 249 vjet që U.S.Marine feston ditën e themelimit dhe përkujton të gjithë ata që dhanë jetën e sakrifikuan për liri e paqe kudo në botë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Balloja e Marinsave të Shteteve të Bashkuara është një ngjarje formale dhe ceremoniale që mbahet çdo vit në nder të përvjetorit të krijimit të Korpusit të Marinsave të ShBA-së, i cili u themelua më 10 nëntor 1775. Kjo ngjarje është një traditë për marinsat dhe është një nga rastet më solemne dhe festive të vitit për ta

Exit mobile version