Osmani: Lidhja e thellë Kosovë-Shqipëri është e rrënjosur në histori

Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri ka thënë se lidhja e fortë në mes të dy vendeve është e rrënjosur në histori, në sakrificat të panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Osmani ka thënë se një Kosovë me e suksesshme e ngrit Shqipërinë më lartë.

“Një Shqipëri më e fortë do të thotë edhe një Kosovë më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngrit edhe më lartë Shqipërinë. Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësinë nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin dhe harmoninë e domosdoshme… Lidhja e thellë e Kosovës me Shqipërinë është e rrënjosur në histori, në sakrificat e panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se lidhja në mes dy vendeve nuk është thjeshtë simbolike, por sipas saj është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madhe e koordinim më të shpeshtë.

“Secili prej nesh duhet ta luajë rolin e tij në avancimin e vizionit të shteteve dhe të qytetarëve tonë brenda familjes së kombeve evropiane. Lidhja e thellë është e rrënjosur në histori, në sakrificat e panumërta dhe në një vizion të përbashkët për të ardhmen. Kjo lidhje nuk është thjesht simbolike, është një themel i pathyeshëm mbi të cilin duhet të ndërtojmë bashkëpunim më të madh e koordinim më të shpeshtë… Shqipëria dhe Kosova nuk janë vetëm dy shtete të pavarura, por janë dy pjesë të pandashme të një kombi të madh, të bashkuar nga një histori e lavdishme dhe një e ardhme e ndritur që po ndërtohet dita-ditës”.