Osmani i dhuron Hovenierit një gur nga Trepça, si simbol i tokës së lirë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur të Trepçës , ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier në takimin lamtumirës.

Osmani ka thënë se ky është një gur, simbol i tokës së lirë, të pavarur të Kosovës për të cilin ambasadori Hovenier u angazhuar shumë dhe vazhdim i traditës së ish-presidentit Rugova që vendosi themele e shtetit të Kosovës dhe miqësinë me ShBA-në.

“Një gur nga Trepça si simbol i tokës së lirë, të pavarur e të pandashme të Kosovës, mision për të cilin Ambasadori Hovenier u angazhua për më shumë se dy dekada. Njëkohësisht si simbol i vazhdimit të traditës dhe trashëgimisë së Presidentit Rugova, i cili vendosi themelet e forta të shtetësisë së Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me SHBA-të”, ka shkruar Osmani.