Ballina Lajmet Kosovë Osmani: Hulumtimi i krimeve të luftës, i rëndësishëm për vënie të drejtësisë

Osmani: Hulumtimi i krimeve të luftës, i rëndësishëm për vënie të drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera gjatë luftës, Atdhe Hetemi.

Sipas presidentes, hulumtimi i krimeve të kryera në kohë lufte, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, krimet e gjenocidit, torturës dhe krimet e tjera janë me rëndësi për t`u dokumentuar, arkivuar dhe për t`u siguruar që e vërteta të mbrohet me qëllim të vënies së drejtësisë.

“Puna e Institutit është angazhim i rëndësisë historike për ne si komb dhe si shtet”, theksoi Osmani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet IKKL-së dhe institucioneve lokale e atyre ndërkombëtare.

Ndryshe, në këtë takim, drejtori ekzekutiv i IKKL-së, i dorëzoi presidentes Raportin Vjetor të Punës së Institutit, me ç’rast presidentja ritheksoi përkrahjen e palëkundur të Presidencës për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Exit mobile version