Osmani: Fitër Bajrami sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Ajo ka thënë se sot s`do të mund të takoheni për t`ia uruar njëri-tjetrit këtë festë, shkaku i pandemisë, porse do të mund të përcillni mesazhe urime e zemërgjerësie, duke shpërfaqur shpirtin solidarë dhe harmoninë, njofton Klan Kosova.

“Le të shërbejë kjo ditë feste për ta na afruar dhe për t`iu gjetur të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota është më e mirë në saje të këtij angazhimi”.

“Festa e Fitër Bajramit sjelltë na familjet tuaja paqe, lumturi e begati”.