Ballina Lajmet Kosovë Osmani dhe Maqedonci vizitojnë Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe...

Osmani dhe Maqedonci vizitojnë Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike në Doha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Mbrojtjes, kanë vizituar Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar në Doha.

Osmani ka thënë se kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja inovative.

“Në Doha, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Exit mobile version