Osmani dhe Maqedonci vizitojnë Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike në Doha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Mbrojtjes, kanë vizituar Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar në Doha.

Osmani ka thënë se kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja inovative.

“Në Doha, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizituam Ekspozitën dhe Konferencën Globale për Sigurinë Kombëtare dhe Sigurinë Publike, Milipol Qatar. Kjo ngjarje shquhet për prezantimin e produkteve dhe shërbimeve më të reja inovative dhe mbulon të gjitha fushat e sigurisë publike dhe industriale”, ka shkruar presidentja në Facebook.