Ballina Lajmet Kosovë Osmani – BE-së: Nëse ka meritokraci, duhet të merrni hapa konkretë për...

Osmani – BE-së: Nëse ka meritokraci, duhet të merrni hapa konkretë për integrimin e Kosovës

Presidentja, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Osmani ka deklaruar se nëse BE-ja thotë se anëtarësimi në bllok bëhet në bazë të meritave, atëherë është dashur që ta fillojë trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit të Kosovës dhe t’i heq masat kundër saj.

Tutje, ajo ka thënë se pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë.

“Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbetet një platformë e rëndësishme për rajonin tonë. Andaj, në biseda me liderë të institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së, theksova se:

* E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm;

* Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane;

* Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe;

* Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tone”, ka shkruar Osmani.

Exit mobile version