Victor Osimhen është huazuar te Galatasaray nga Napoli, por e ardhmja e tij duket larg Stambollit.
Sulmuesi nigerian po shkëlqen me fanellën e gjigantit turk dhe ai nuk pritet të mbetet te Galatasaray përkundër se turqit duan transferimin e tij.
25-vjeçari ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si PSG, Juventus dhe Manchester United që duan transferimin e tij në verë.
Galatasaray ka shprehur interesim për transferimin e tij madje duke e thyer rekordin e transferimeve në Superligën e Turqisë, megjithatë Osimhen synon që të luaj në një kampionat më të fortë.
E ardhmja e sulmuesit nigerian pritet të jetë larg Stambollit dhe Napolit, derisa klubi italian i ka vendosur çmimin prej 75 milionë eurove.
Osimhen këtë edicion ka zhvilluar 13 ndeshje me fanellën e Galatasarayt, duke shënuar 10 gola e duke asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/