Osetia Jugore e shkëputur nga Gjeorgjia konsideron mbajtjen e referendumit për bashkimin me Rusinë

Osetia Jugore, rajoni separatist i Gjeorgjisë, po shqyrton mbajtjen e një referendumi për bashkimin me Rusinë, transmeton Anadolu.

Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA, kreu i parlamentit të rajonit separatist, Alan Alborov, në përgjigje të pyetjes në lidhje me mundësinë e mbajtjes së një referendumi për këtë çështje, tha se “kur ne, së bashku me Rusinë, ta arrijmë këtë ide (për bashkimin me Federatën Ruse), ne do ta bëjmë atë”.

“Kur ne, së bashku me Rusinë, të arrijmë këtë ide (për anëtarësimin në Federatën Ruse), ne do ta bëjmë ata”, tha Alan Alborov, kreu i parlamentit të rajonit separatist, duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA në përgjigje të një pyetje në lidhje me mundësinë e mbajtjes së një referendumi për këtë çështje.

“Ne po i diskutojmë të gjitha këto çështje në koordinim të ngushtë me Federatën Ruse, duke i marrë parasysh marrëdhëniet dhe marrëveshjet tona dypalëshe”, tha Alborov.

Në vitin 2008, një konflikt 5-ditor shpërtheu midis Gjeorgjisë dhe Rusisë mbi dy rajonet separatiste Osetia Jugore dhe Abkhazia.

Tbilisi humbi përfundimisht kontrollin e të dy rajoneve, të cilat Rusia më vonë i njohu si shtete të pavarura.

Si përgjigje, Gjeorgjia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, duke nxitur Zvicrën të ndërhyjë si ndërmjetëse.

Të dy rajonet ende njihen në nivel ndërkombëtar si territore të Gjeorgjisë.