Osasuna befason Barcelonën

Barcelona është befasuar nga Osasuna në ‘Camp Nou’.

Katalanasit pësuan humbje 1:2, me mysafirët që realizuan golin e fitore sa ishin me një lojtar më pak në fushë.

Mysafirët befasuan me anë të Angel Jose (16′) që realizoi për 0:1.

Duhej një ekzekutim perfekt nga gjuajtja e lirë që Barca të barazonte rezultatin, me të zakonshmin Messi (62′).

Nga minuta e 77′ Osasuna luajti me një lojtar më pak, por kur pritej që të shënonte Barca, mysafirët dolën me pikë të plota kur R.Torres (90+2′) realizoi për 1:2.

Barca do ta përfundojë sezonin në pozitën e dytë, pasi Real Madrid edhe matematikisht është kampion i La Ligas