Ballina Kuzhinë Oriz me Thjerrëza

Oriz me Thjerrëza

Orizi është një nga ato produkte që mund të shoqërohet me çdo gjë.
Ai përgatitet me perime, me mish në furrë, e gjejmë në recetat e supës madje edhe në ëmbëlsira.
Përveç shijes, kjo recetë është plot vlera, pasi thjerrëzat janë plot proteina dhe hekur.
Përbërësit

  • 3-4 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • Spec djegës
  • 2 gota oriz
  • 400g thjerrëza
  • 4-5 gota ujë
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 2 gjethe dafinë
    Përgatitja

Qepën griheni imët dhe vendoseni për t’u skuqur në një tenxhere ku keni hedhur vajin e ullirit.
Kur ajo të ketë ulur volumin e saj, shtoni orizin.
Skuqeni lehtë, duke e përzierë herë pas here, dhe ndërkohë shtypni dhe hudhrën.
Kriposeni pak orizin dhe shtoni thjerrëzat dhe ujin.
Përziejeni pak që kripa të tretet dhe vazhdoni me erëzat e tjera.
Tani shtoni dhe specin djegës, piperin e zi dhe gjethet e dafinës.
Lëreni tenxheren të mbuluar me kapak në zjarr mesatar dhe herë pas here shikojeni që orizi të mos ngjitet.
Ujin ta hidhni të nxehtë, pra ta keni zierë më parë.
Kështu orizi do të zbutet dhe thjerrëzat do të ziejnë më shpejtë.
Kur orizi të ketë pirë plotësisht ujin, dhe thjerrëzat të jenë zierë, hiqeni nga zjarri tenxheren.
Këtë recetë mund ta shoqëroni fare mirë me tarator, kos, turshi ose me sallatë me perime të freskëta.

Exit mobile version