Organizatat terroriste kurde i detyrojnë të rinjtë sirian të bëhen mercenarë të tyre

Organizata terroriste PKK/PYD në rajonet që ka nën pushtim në Siri detyron të rinjtë arabë të luftojnë kundër organizatës terroriste DEASH në Rakka. Duke i kërcënuar me vdekje të rinjtë që refuzojnë të shkojnë në front PKK/PYD-ja arreston ose ekzekuton të rinjtë të cilët tërhiqen nga lufta. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve shtetërore turke Anadolu Agency.

Një dëshmitar 25 vjaçar i cili nuk dëshiron të filmohet dhe të deklarohet emri i tij nga zonat periferike të Resulajn në veri të Rakka-s në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka thënë se ka qenë i detyruar të marrë pjesë në radhët e Forcave Demokratike të Sirisë të cilat udhëhiqen nga PKK/PYD-ja.

Dëshmitari ka shpjeguar se PKK/PYD-ja të rinjtë të cilët i përfshijnë me detyrim në radhët e saj i vendos në vijat e para të konflikteve të ashpra në Rakka.

Duke transmetuar se organizata kërcënon me vdekje të rinjtë që refuzojnë të shkojnë ose që tërhiqen nga fronti, dëshmitari ka thënë: “Pas një trajnimi të shkurtër 15 ditor të rinjtë arabë dërgohen në front. Shumica e të rinjve ose vriten në front ose vriten nga PKK/PYD-ja pasi tërhiqen nga fronti”.

Më shumë se 500 të rinj fshihen nëpër fshatra pasi janë larguar nga PKK/PYD-ja por organizata arreston të rinjtë pas bastisjeve që kryen, tregon më tej dëshmitari.

Ai tha se në një ngjarje të përjetuar rreth 2 javë më parë, ka vënë në dukje se PKK/PYD-ja dërgoi 20 të rinj në rajonin e quajtur Spitali i Ri në Rakka dhe se gjatë konflikteve kanë humbur jetën 10 të rinj.

Ndër të tjera duke shtuar se të mbeturit gjallë kanë kërkuar ndihmë nga PKK/PYD-ja por se organizata e ka refuzuar këtë, dëshmitari tha se “Të rinjtë arabë kur vendosën të tërhiqen PYD-ja hapi zjarr dhe vrau gjysmën e tyre. Ndërsa 5 të tjerët i ka dërguar në burg”.

Ka dërguar në front terroristin e ardhur nga Kandili

Ndërsa një tjetër 22 vjeçar i ri arab nga Telabjad-i të cilin PKK/PYD-ja e ka dërguar me detyrim në luftë thotë se afërsisht një muaj më parë organizata nën udhëheqjen e një terroristi të ardhur nga Kandili ka dërguar 10 të rinj në rajonin industrial të Rakkas.

Dëshmitari nga Telabjad-i tha se “Të rinjtë u vranë nga DEASH-i. Ndërsa terroristi nga Kandili në krye të tyre u rikthye nga një marrëveshje ndërmjet PYD dhe DEASH-it”.

Me operacionin e nisur më 6 qershor në Rakka nga PKK/PYD-ja me mbështetjen e SHBA-ve theksohet se më shumë se 80 përqind e qytetit ka kaluar nën kontrollin e organizatës terroriste.