Fjalët, “Jo Islamit, kthehu në fshatin tënd”, u shënuan në rrethojën e Xhamisë Eyyub Sultan, e cila, pasi të përfundojë, do të jetë vendi më i madh i adhurimit musliman në Evropë.
Në një deklaratë me video, Konfederata Islame Mili Görüş (CIMG), grupi që mbikëqyr ndërtimin e xhamisë, shprehu zhgënjimin për mesazhin islamofob dhe racist.
“Nuk ka asnjë dëm material, por simbolika është e fortë,” tha një zyrtar i xhamisë.
“Megjithatë, ky incident pasqyron klimën e dëmshme që po kalon Franca sot, shtoi ai.
Një 21-vjeçar i ndaluar nga policia pranoi të ketë kryer vandalizmin, tha zyra e prokurorit të Strasburgut, njoftoi e përditshmja franceze Derniers Nouvelles d’Alsace (DNA).
Ai u la i lirë para paraqitjes së tij të ardhshme me pranimin paraprak të fajit, tha raporti. Motivi ose qëllimi prapa vandalizmit është ende i panjohur.
CIMG tha në javët e fundit se kishte marrë disa mesazhe kërcënuese, të cilave autoritetet nuk iu përgjigjën.
Vandalizmi i fundit mori kritika të mëdha nga organet kombëtare si Këshilli Francez i Adhurimit Islam (CFCM) dhe Xhamitë e Bashkuara të Francës (UMF).
Xhamia e Madhe e Strasburgut tha se akti i urrejtjes dhe intolerancës “synon të ndajë komunitetin dhe të vërë komunitetet fetare kundër njëri-tjetrit, ndërsa ata jetojnë në një harmoni të përsosur”.
Të dielën, një xhami tjetër, këtë herë në Spanjë, u shënjestrua me një shpërthim dhe incidenti u dënua nga komuniteti vendas.
Krejt këto reagime vijnë në kohën kur edhe politikanë francezë kanë dalë me reagime anti muslimane si ai i Ministrit të Brendshëm Francez i cili të hënën reagoi kundër financimit turk të kësaj xhamie, si dhe reagimet e kryeministrit Macron kinse për pëzierjen e Turqisë në politiken Franceze. /Mesazhi.com