Këshilli i Rabinëve i organizatës Zëri i Hebrenjve për Paqen, si udhëheqës shpirtërorë të hebrenjve, qëndron në solidaritet me banorët palestinezë të Sheikh Jarrah ndërsa ata vazhdojnë t’i rezistojnë terrorizmit dhe dëbimit nga shtëpitë e tyre.
Në nje deklaratë të tyre në faqen e tyre të internetit thuhet:
“Ne jemi kundër fushatës dhjetëvjeçare për të dëbuar mbi 1500 banorë palestinezë, e cila është produkt i politikës së qeverisë izraelite që ekzekutohet në bashkëpunim me një lëvizje radikale kolonësh që në mënyrë të qartë synon të zhvendosë familjet dhe lagjet palestineze në mënyrë që t’i zëvendësojë ato me kolonët hebrenj. Ne jemi kundër kuotave dhe lëvizjeve nacionaliste për të ruajtur epërsinë demografike hebraike në Jeruzalem dhe gjetkë në Izrael, dhe në territoret që Izraeli pushton dhe kontrollon.
Ne më tej denoncojmë fushatën brutale dhe shtypëse të dhunës nga forcat izraelite për të përzënë banorët nga shtëpitë e tyre për të hapur rrugën për vendbanime, përfshirë plumba gome, topa uji dhe shok bomba. Ne shikojmë me tmerr ndërsa forcat izraelite sulmojnë palestinezët në lutje në xhaminë Al Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në pjesën e Tevratit ne lexojmë se populli hebre, si të gjithë njerëzit e botës, “janë të huaj dhe banorë me Mua”. (Levitiku 25:23) Në lidhje me këtë, ne vazhdimisht këshillohemi se toka i përket Perëndisë – dhe ne nuk duhet të torturojmë ose shtypim të tjerët.
Ne i bëjmë thirrje qeverisë amerikane dhe sekretarit të shtetit Blinken të bashkohen me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ndër të tjera, për të avokuar me forcë për të drejtat e banorëve të Sheikh Jarrah qe ata të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në paqe.”
Kush janë Zëri Hebre për Paqen?
Zëri Hebre për Paqen (JVP) është një organizatë kombëtare, e frymëzuar nga tradita hebraike për të punuar për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme sipas parimeve të të drejtave të njeriut, barazisë dhe ligjit ndërkombëtar për të gjithë njerëzit e Izraelit dhe Palestinës. JVP ka mbi 500,000 mbështetës në internet, mbi 70 degë, një degë rinore, një Këshill Rabinësh, një Këshill Artistësh, një Këshill Akademik Këshillimor dhe një Bord Këshillëdhënës të përbërë nga intelektualë dhe artistë kryesorë të Sh.B.A-ve. /mesazhi.com