Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Organizata turke IHH dërgon 4 autoambulanca në Gaza

Organizata turke IHH dërgon 4 autoambulanca në Gaza

Fondacioni i Ndihmës Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) i dhuroi rajoni të bllokuar të Gazës katër autoambulanca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga IHH, vazhdojnë të dërgohen ndihma për palestinezët në Gaza, të cilët prej shumë vitesh po luftojnë për të mbijetuar në kushte të vështira nën bllokadën izraelite. IHH nisi një projekt ambulancash për të mbështetur eliminimin e problemeve në fushën e shëndetësisë.

Në kuadër të fushatës, katër autoambulanca të blera iu dorëzuan zyrtarëve të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë dhe Spitalit Al-Awda. Projekti u mbështet nga muslimanët e Singaporit dhe nga degët e grave të IHH-së Stamboll, në rrethet Pendik dhe Fatih.

“Në muajin maj pati një sulm brutal nga Izraeli kundër Gazës. Sektori i shëndetësisë u dëmtua aq shumë dhe autoambulancat u bënë të papërdorshme. Ne si IHH filluam shpejt një projekt dhe vumë në shërbim në radhë të parë katër autoambulanca të plota”, tha përfaqësuesi i IHH-së në Gaza, Eşref Yılmaz​​​​​​​. /aa

Exit mobile version