Organizata humanitare turke IHH dërgon ndihma për refugjatët etiopianë në Sudan

Organizata humanitare turke IHH njoftoi se ka vendosur mijëra tenda dhe ka shpërndarë ushqim dhe pajisje mjekësore për refugjatët etiopianë në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata për ndihmë humanitare me seli në Stamboll njoftoi se kujdeset për mijëra refugjatët etiopianë që u arratisën në Sudan për shkak të përleshjeve të armatosura të vitit të kaluar mes forcave etiopiane dhe Frontit për Çlirimin e Popullit Tigray (TPLF).

Konflikti shpërtheu në nëntor pasi forcat e TPLF-së morën një bazë ushtarake në Tigray. Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, u përgjigj duke urdhëruar një operacion të sigurisë.

Në koordinim me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Komisionin për Refugjatët të Sudanit, IHH ngriti të paktën 4.500 tenda në kampet e refugjatëve Um Rakuba dhe Tunaybadh. Gjithashtu siguroi materiale mjekësore, higjienike dhe ushqimore për familjet refugjate.

Shumë organizata për ndihmë, përfshirë organizata turke, punojnë për t’ju ofruar ndihmë për nevojat themelore.

Sipas të dhënave të UNHCR-së, Sudani me dekada është i hapur për njerëzit që ikin nga lufta dhe uria. Sudani është vend pritës i refugjatëve nga Eritrea, Siria, Jemeni, Çadi dhe vende tjera.