Grupi fanatik dhe ekstremist i njohur si “Organizatat e Monumenteve” në Izrael u ka bërë thirrje hebrenjve për “bastisje masive” në Mesxhid-i Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, mësohet se ky grup u ka bërë thirrje hebrenjve për bastisje masive në orët e mbrëmjes së sotme për “hapjen e dyerve të tjera dhe për rritjen e kohëzgjatjes së qëndrimit brenda saj”, duke nisur nga dera (Esbat) e luanëve në Mesxhid-i Aksa.
Kjo organizatë që pretendon se planifikon shembjen e Mesxhid-i Aksasë dhe në vend të tij ndërtimin e “tempullit të Sulejmanit”, operon zyrtarisht në Izrael. Kolonët fanatik hebre shpeshherë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisin oborrin e xhamisë Al-Aksa.