Në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, organizata ndërkombëtare e ndihmës “Avrupa Yetim Eli” zhvilloi programin e synetit të fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në programin e organizuar në fshatin Lagjja e re të Strumicës nën koordinimin e Fondacionit “Yetimler” nga Turqia, İHO EBRAR nga Evropa dhe “Dost Eli” nga Maqedonia e Veriut, morën pjesë fëmijët për t’u bërë synet dhe familjet e tyre.
Kryetari i përgjithshëm i Fondacionit “Yetimler”, Fikri Karavil në një deklaratë për AA tha se në Maqedoninë e Veriut do të bëjnë synet rreth 300 fëmijë.
Ai tha se Fondacioni “Yetimler” ka punime të ndihmës në Afrikë, Jemen dhe Palestinë. “Sigurisht që në të njëjtën kohë ka punime edhe në shumë qytete të Turqisë. Kemi punime kryesisht në Afrikë. Nëpërmjet Turqisë kemi 75-80 për qind të punimeve tona. Por, përveç kësaj kryejmë edhe organizime të tilla. Nuk kemi qëndruar indiferent as në kohën e persekutimit të refugjatëve në Arakan. Nuk mund të injorojmë dhe të qëndrojmë të paanshëm ndaj situatës së pashpresë, urisë që është e pranishme në Afrikë. Shumica e punimeve tona janë për fëmijët jetimë në Turqi. Kemi punime vetëm në lidhje me jetimët”, tha Karavil.
Duke vënë në dukje se japin ndihma rregullisht çdo muaj për rreth 2.500 fëmijë jetimë në Turqi, Karavil theksoi se në dimër japin periodikisht ndihma lidhur me arsimin nëpërmjet fushatës “një palë çizme, një xhup”.
“Edhe një pjesë e madhe e aktiviteteve jashtë vendit janë për jetimët. Në Maqedoninë e Veriut do të bëjmë synet jetimët dhe fëmijët në nevojë”, tha Karavil.
Ai shtoi se bashkë me vëllezërit në Maqedoninë e Veriut do të vlerësojnë se çfarë mund të bëjnë në të ardhmen dhe se tashmë njëri sy (vëmendja) do të jetë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i shoqatës “Dost Eli” (Dora miqësore) me qendër në Maqedoninë e Veriut, Hayati İbrahim tha se kanë bërë synet fëmijët në Strumicë.
İbrahim tha se si shoqatë ofrojnë shërbime për të bërë synet fëmijët dhe në fusha të ndryshme për produkte kinkalerie. “Aktualisht kemi bërë synet 200 fëmijë. Shpresojmë që kjo të vazhdojë edhe nesër në Shtip. Atje do të bëhen synet 80 ose 100 fëmijë. Kemi kryer një projekt të përbashkët me shoqatat simotra nga Turqia dhe Gjermania”, tha ai.
Ndërsa İbrahim Demir i cili ka sjellë nipin e tij për synet, shprehu falënderimet e tij për ata që kanë kryer këtë organizim të bukur. “Falënderojmë Allahun që sigurojnë një mundësi të tillë. Allahu ia shpërbleftë Turqisë. Gjithmonë na jep mbështetje. Çdo herë ndodhet pranë nesh dhe jemi shumë të kënaqur”, tha Demir. /aa